Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Për herë të parë ata ecën në këmbë mbrëmjen e sotme përmes Qytetit Studenti, ndërsa ndaluan edhe tek sheshi “Demokracia”.

Më pas marshimi vijoi drejt Fakultetit Ekonomik, ku protestuesit bllokuan rrethrrotullimin.

Marshimi në këmbë vijoi përgjatë “Rrugës së Elbasanit”, Liceut Artistik duke dalë në sheshin “Skënderbej”.

Qytetarët vijojnë protestat prej 22 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb