“Arrestoni Ramën”, “Parlament i krimin”, “Shqipëria kërkon revolucion”, janë këto thirrjet e protestuesve, ndërsa vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës.
Për 53 ditë me radhë është protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij të cilën e akuzojnë për korrupsion. Protestuesit shprehen të vendosur se revolta do të vijojë deri në rrëzimin e Ramës.
Nesër do të jetë dita e 54-t e protestës, por revolta pritet të nisë që në orët e para të mëngjesit.
Nesër më 23 korrik, pritet të mbahet seanca e fundit plenare për sesionin e tij. Organizatorët e protestës bënë thirrje që nesër në orën 08:30 të mblidheshin fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojë marshimi drejt Kuvendit.
Gjithashtu është lajmëruar që protesta do jetë e shoqëruar me aksion në goditjen me vezë apo miell të deputetëve të Kuvendit.
