Diaspora është e pranishme në protestën e sotme kundër qeverisë.

Ata janë shprehur të zhgënjyer nga qeveria e Ramës dhe kërkojnë që ai të largohet.

“Jemi emigrantë, unë vij nga Milano. Kemi prindërit këtu. Si mund të jetojnë ato me 100 mijë lekë pension. Nëse ne nuk do i mbanin do vdisnin për të ngrënë dhe do jetonin në kushte të mjerueshme…”, u shpreh një qytetare e cila jeton në Milano dhe i është bashkuar protestës kundër Ramës.

“E majta e djathta na kanë mashtruar. Jemi të mashtruar. Kërkojmë një qasje të re. Ta marrë rinia në dorë”, u shpreh një tjetër shqiptar i ardhur nga Milano në protestë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb