Kongresi i jashtëzakonshëm i PS ka startuar me himnin kombëtar në stadiumin ”Air Albania”. Me mbërritjen e kryetarit dhe kryeministrit Rama tashmë ka filluar dhe ky Kongres i cili mbahet në 30-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

Pas himnit, PS ka përgatitur një video dokumentar për fillesat e saj, krijimin dhe rrugëtimin e saj 30-vjeçar në politikën shqiptare. Figura të shquara si Namik Dokle, Arta Dade, Et’hem Ruka, Rexhep Meidani kanë rrëfyer kujtimet e tyre nga fillimet e PS.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Video dokumentari ka filluar me fjalimin e ‘fortë’ të Dritëro Agollit për reformimin e PPSH, dhe më pas me momentet më kyçe si zgjedhjet e 1996, viti i ‘errët’ 1997, burgosja e Fatos Nanos dhe zgjedhjet që pasuan më pas si brenda PS dhe në Shqipëri.

Për këtë kongres janë paralajmëruar surpriza, mesazhe nga kontribues dhe socialistë të vjetër por dhe miratimin e disa vendimeve të Asamblesë Kombëtare të PS.

Pritet të shpaloset programi i PS për mandatin e tretë dhe vizionin Shqipëria 2030 si dhe analiza e hollësishme e zgjedhjeve të 25 prillit.

AXHENDA E KONGRESIT TË PS

1. Hapja e Kongresit (Himni Kombëtar);

2. Rrugëtimi i Partisë Socialiste prej 12 Qershorit 1991;
3. Vizioni për Shqipërinë 2030 dhe Programi Qeverisës në Mandatin e Ri.
4. Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:
a. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
b. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;
c. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
d. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
e. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
f. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb