Në protestën e 55 kundër Edi Ramës, protestuesi bëri thirrje që drejtësia të hetojë.
Gjatë fjalimit në protestë, qytetari u shpreh se janë munduar me të gjitha format të përçajnë protestën, por nuk do ia dalin, duke thënë se nuk ka “mëshirë mbi tradhtinë dhe kriminelët që nuk marrin parasysh nevojat e popullit”.
“Edi Rama sot doli dhe pa pikë turpi imitonte fëmijën me nevoja të veçante fizike. Edi Rama u mundua të shiste engjëllin me Taulant midhjen. Edi Rama dhe taulant midhja që gjysmën e qeveritarëve e ka në burg, që dënohen për krime e korrupsion. Ata për një njeri që nga mllefi i madh gjuan me gurë ata e quajnë një popull terroristë. Por ne e kemi kuptuar se Rama është boshti i krimit në Shqipëri për 13 vite, me ministra e zyrtarë të korruptuar. Krimineli kur shitet si engjëll kërkon kohë të planifikojë lëvizjen e radhës. Me fatin e tij duhet të merret drejtësia shqiptare. Në mos qoftë e denjë ajo shqiptarë duhet të merret drejtësia ndërkombëtare”, tha ai.
