Në shesh shqiptarët protestojnë për 38 ditë me radhë, kundër kryeministrit Edi Rama. Një protestues ka bërë thirrje që protesta të mos ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Ai i shtynte njerëzit drejt Kryeministrisë më 21 janar. Ne nuk arritëm ta ndalim këtë komunist, një shitës ikonash të vjedhura, që na e lanë peshqesh këtu. Administrata shqiptare, ka shkuar në 180 mijë të punësuar, janë vetëm patronazhistë, imitimi modern spiun i Sigurimit të Shtetit.
Kjo është një betejë që i ka kaluar përmasat e Shqipërisë, të huajt po e marrin si model. Shqipëria ka faqen tuaj, protesta nuk duhet të ndalet deri kur të shporret kjo klikë fashiste”, tha ndër të tjera ai.
