Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku disa mbështetës të PD-së kanë tentuar të largojnë një person nga tubimi. Situata është përshkallëzuar deri në shtyrje fizike dhe dhunë.
Personi, i cili kundërshtonte largimin, deklaroi se nuk ishte pjesë e asnjë partie dhe se kishte dalë në mbështetje të të rinjve.
“Jam familje e të përndjekurve. Jam përkrahës i rinisë, nuk jam kundër tyre. Nuk do të largohem. I kuptoj. Nuk kam marrë asnjë lek. Nuk jam pjesë e asnjë partie. Kam votuar PD-në, por nuk jam me asnjë parti. Rama dhe Berisha në burg”, u shpreh ai, ndërsa disa protestues kërkonin largimin e tij nga tubimi.
