Protesta qytetare në ditën e 21-të, ka hyrë në histori si një nga tubimet më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët përreth janë mbushur me mijëra qytetarë, duke krijuar një pjesëmarrje rekord për nga përmasat. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Përveç numrit të lartë të pjesëmarrësve, ajo që ka tërhequr vëmendjen është edhe mënyra se si po zhvillohet protesta. Qytetarët kanë demonstruar qetësi, kulturë dhe qytetari, duke shmangur incidentet dhe përplasjet që kanë shoqëruar në të kaluarën tubime të ndryshme politike.
Pjesëmarrësit vijojnë të protestojnë dhe të qëndrojnë në shesh me pankarta dhe thirrje, ndërsa kërkojnë ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit.
Protesta po ndiqet me interes të lartë si në terren, media, ashtu edhe në rrjetet sociale, ku pamjet nga bulevardi i tejmbushur po shpërndahen gjerësisht.
Qytetarët kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga Bulevardi pa dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa kërkojnë edhe largimin e Sali Berishës nga politika.
