Pas grumbullimit inicial në Sheshin “Skënderbej”, vargu i protestuesve ka nisur zyrtarisht marshimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u zhvendosur drejt godinës së Kryeministrisë.

Me pankarta në duar, bilbila dhe thirrje të pandërprera për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, turmat e qytetarëve po përshkojnë aksin kryesor të kryeqytetit.

Në krye të marshimit janë vendosur të rinjtë dhe aktivistët, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë t’i bashkohen lëvizjes përgjatë rrugës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb