Protestues të shumtë janë mbledhur para Kryeministrisë në ditën e 37-të radhazi për të kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Kërkesa e tyre është drejtuar pa ndalim dhe prerazi përgjatë të gjithë ditëve të protestës duke treguar qëndresë në qëllimin e revoltës qytetare.

Në fjalën hapëse u deklarua se rezistenca e qytetarëve u ka treguar të gjithëve, përfshirë qeverinë, por edhe partnerët ndërkombëtarë se “ky popull e ka seriozisht.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb