Në protestën e 42-të para Kryeministrisë, një qytetar u tregua mjaft i ashpër, teksa e cilësoi Edi Ramën si një vagabond.
Ai shprehet se edhe pas 36 vitesh, beteja mbetet e njëjtë, të largojnë komunistët nga ky vend.
“Përshendetje, jam anëtar i Partisë Konservatore Austriake. Jetoj prej shumë vitesh në Austri. Pas 36 vitesh kam qëndruar tek ajo urë për të shkatërruar komunistët. Kryeministri i Shqipërisë është vagabond. Ky kryeministër është në territor të huaj pasi ky territor i takon kombit shqiptar. Ne thyem ambasadat dhe luftuam ndaj komunistëve, ky vend është i pushtuar nga serbët, grekët dhe komunistët. Këta janë llumi i kombit dhe ky llum duhet të largohet. Këta njerëz nuk kanë atdhe. Kjo betejë nuk ka mbaruar ende, ata e kanë frikën e 36 viteve më parë. I hapën ambasadat pasi e ndjejnë presionin tonë. Jam krenar me rininë shqiptare. Nga ky bulevard të dalë republikë e dytë”, tha ai.
