Mërgimtarë të shumtë shqiptarë protestuan në kryeqytetin e Austrisë pasditen e së dielës në kundërshtim të aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Në këtë protestë në Vjenë mbizotëruan thirrjet “Liria ka emër”, “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët e Kosovës”.

Protesta ka pasur edhe në shtete të tjera, ndërsa në Prishtinë sonte prej orës 21:00 do të protestohet për të pestën natë me radhë. /Kosovapress/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb