Në protestën e 51-të shqiptarët bëjnë thirrje që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen. Një protestues bëri thirrje që qytetarët të dalin masivisht në shesh, ndërsa theksoi se kjo revoltë është kundër të gjithë klasës politike të korruptuar.
Ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se Shqipërinë e ktheu në një tepsi vetëm për ta vjedhur se futi në Parlament njerëz të inkriminuar. Do të qëndrojmë jo 51 ditë, por edhe 510 nëse është nevoja. Ne jemi Shqipëria ne jemi sovrani”
“51 ditë rezistencë . Sot kërkojnë largimin e një qeverie të korruptuar dhe një kryeministri të korruptuar. U ngjit me premtimin se kishte një skuadër por sot është e gjitha nën hetim. Ky është arkitekti dhe njeriu që ka organizuar gjithçka në këtë vend. Për 51 ditë rresht këta njerëz kanë dalë për një ndryshim themelor për Republikën e Shqipërisë. Cdo shqiptar duhet të dijë nga Shkodra deri në Vlora se nuk bëhet fjalë për ndryshimin e vetëm dy njerëzve, por për një Kushtetutë të re. Ndaj një thirrje që të gjitha na bashkon është Rama në burg dhe Berisha në burg. Ky është misioni jonë.
Ky është vetëm fillimi sepse nuk dorëzohemi deri në arritjen e një Shqipërie të lire. Dhe jo një qeverie të korruptuar dhe një parlament pa dinjitet. Ata nuk mund të jenë përfaqësues të popullit, nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë, mbrojnë vjedhjen, mbrojnë plaçkitjen e shpopullimin që i bëhet këtij vendi. Ata pak deputetë që kanë ngelur t’i bashkohen dhe t’i vënë mandatet në dispozicion të kësaj protestë në mënyrë që në Shqipëri të krijohet një rend i ri demokratik, një Kushtetutë e re…
Nuk duam thjesht të heqim një autokrat që të vëmë një autokrat tjetër, por ndryshime politike rrënjësore… Edi Rama Shqipërinë e ktheu në një tepsi vetëm për ta vjedhur se futi në Parlament njerëz të inkriminuar. Do të qëndrojmë jo 51 ditë, por edhe 510 nëse është nevoja. Ne jemi Shqipëria ne jemi sovrani”, tha ai.
