TIRANË- Ka nisur marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Qytetarët protestojnë prej 49 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje, e cila ka mbushur sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” prej javësh, mbetet e pandryshuar: dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i plotë i asaj që ata e konsiderojnë si “kasta politike” që ka mbajtur peng vendin për më shumë se tre dekada.
