Në ditën e 51 qytetarët nuk janë ndalur, por protestojnë kundër kastës së korruptuar politike. Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Me thirrjet “Edi Rama jep dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet.
Ata shprehen të vendosur se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe se protesta do të vazhdojë deri në largimin e Ramës.
