Janë betuar 140 deputetët e rinj të parlamentit. Seanca e dytë plenare për këtë ditë nisi me fjalën e deputetes Klotida Bushka, e cila ishte dhe kryetarja e komisionit të verifikimit të mandateve. Gjatë fjalës së saj, ajo miratoi të gjitha mandatet e fituara dhe deputetët për secilën parti përkatëse. Gjithashtu, u konfirmuan dhe 4 emrat që do të zëvendësojnë deputetët që dorëzuan mandatin e deputetit.

“Në emër të komisionit të përkohshëm të verifikimit të mandateve, po ju paraqes raportin e miratuar unanimisht. Komisioni është mbledhur sot dhe në mbledhje morën pjesë të gjithë anëtarët. Më datë 25 prill u zhvilluan zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Në këto zgjedhje morën pjesë 17 subjekte zgjedhore. Bazuar në vendimin 21 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen përfundimtar të zgjedhjeve, përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë, subjektet: Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste dhe Partia Social Demokrate.


Komisioni ka përllogaritur ndarjen e mandateve dhe kandidatët fitues. Sipas vendimit të KQZ, shpërndarja e mandateve është, 74 mandate PD, 59 PD, 50 mandate Partia Demokratike, 1 mandat Partia Agrare, 3 mandate Partia Republikane, 2 mandate PDIU. 4 mandate LSI dhe 3 mandate PSD. Komisioni i përkohshëm administroi vendimin e KQZ listën emërore të deputetëve të zgjedhur, shkresën e depozituar në Kuvend nga KQZ. Katër deputetë kanë dhënë dorëheqjen e mandateve. Në emër të të gjithëve kam kënaqësi t’ju uroj suksese në këtë detyrë dhe sa me më shumë punë dhe rezultate në interesin e shqiptarëve”, tha Bushka.

Tanimë pritet të votohet për kryetare të Kuvendit të Shqipërisë. Emri i nominuar nga PS është Lindita Nikolla. Kjo e fundit nuk do të votohet nga Partia Demokratike, e kjo u vendos gjatë mbledhjes në selinë blu, pak minuta para se të niste seanca. Për t’u zgjedhur kryetarja e re e Kuvendit, duhen së paku 77 deputetë të votojnë pro. Partia Socialiste ka në parlament 74 deputetë, e në votim pritet ti bashkohen edhe tre deputetët e PSD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb