Aktivisti Edison Lika në protestën e 51 kundër Ramës bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos dorëzohen. Gjithashtu ai theksoi se sot në Parlament nuk u diskutua për dosjen e Belinda Ballukut.

“Sot ka pasur Parlament dhe nuk është diskutuar nëse dosja e Belinda Ballukut ka shkuar. Ne e dimë  se fundi i kësaj qeverie do të kalojë edhe nga Belinda Balluku.  E di se korrupsioni dhe krimi i saj do ta mbulojë dhe rrëzojë edhe këtë qeveri. Thirrja jonë është Rama në burg Berisha në burg, por edhe Belinda Balluku në burg”, tha aktivisti Edison Lika.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb