“Jemi demokratët e dhjetorit”! Me një parullë të tillë, disa mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë ngjitur me shkallë nga jashtë në katin e dytë të selisë së PD.

Me t’u ngjitur lart, atyre ju është hedhur gaz lotsjellës, duke i zmbrapsur. Kjo ka krijuar tensione në selinë blu, pasi raportohet edhe për persona të dëmtuar.

Nga selia e PD, gazetarja raporton për “BalkanWeb” se janë përdorur jo vetëm gaz lotsjellës, por edhe gurë, ndërsa janë dëmtuar disa protestues, si dhe janë thyer xhama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb