TIRANA

Vijon prej rreth 10 orësh protesta rreth Teatrit Kombëtar tashmë i shembur. Herë me tensione dhe herë më e qetë por qytetarët nuk largohen nga teatri. Atyre iu janë bashkuar edhe artistët e shoqëruar nga policia dhe më pas të liruar.

Protestuesit, qytetarë, aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë tentuar disa herë të thyejnë kordonin policor, ndërsa brohorisnin “Poshtë diktatura”, “liri demokraci” etj. Mes tyre nuk kane munguar perplasjet fizike me efektivet e policise.

Vendimi i koalicionit, Basha: Opozita do të mbeshtesë, do t’u japë zë protestave të qytetarëve dhe do të organizojë protesta.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë para mediave pas takimit me aleatët duke informuar për vendimet e opozitës pas prishjes së Teatrit Kombëtar. Ai tha se opozita do të mbështesë protestat e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, qytetarëve dhe do të nisë organizimin e protestave mbarëpopullore. Ai foli me pendesë për marrëveshjen e bërë si sot 3 vite më parë me Edi Ramën dhe tha se ai gabim nuk do të përsëritet më kurrë.

“Si sot tre vjet më parë u ula me këtë njeri me shpresën për një marrëveshje në të mirë të kombit dhe për të garantuar një proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi që u gabova. Garantoj që ky gabim nuk do përsëritet më kurrë. Opozita do të marrë të gjithë hapat demokratikë për largimin e kësaj të keqe që është Edi Rama. Vendimi ynë i parë mbështetja e të gjitha protestave të Aleancës për mbrotjen e teatrit, shoqërisë civile dhe nisja e organizimit nga opozita të protestave qytetare dhe mbarë popullore. Duke nisur me efekt të menjëhershëm sepse aty ku sot u dhunuan teatri u përgatit flijimi i lirive të të drejtave të qytetarëve”, deklaroi Basha.

Artistët dhe shoqëria civile të mbështetur nga opozita kanë protestuar prej gati dy vjetësh kundër shembjes së Teatrit Kombëtar duke denoncuar si një aferë korruptive qëllimet e qeverisë për prishjen e tij. Pasi nuk u arrit dot shembja e godinës me vendimet e parlamentit, qeveria ia kaloi truallin e Teatrit në pronësi Bashkisë së Tiranës pak ditë më parë dhe ndërkohë që vendi është në gjendje të fatkeqësisë natyrore.

Më pas Këshilli Bashkiak vendosi shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë që komuniteti i artistëve dhe Aleanca për mbrojtjen e Teatrit denoncoi në prokurori zyrtarë të Institutit të Ndërtimit pasi sipas tyre kishin firmosur fiktivisht aktekspertimin për gjendjen e godinës së TK, në të cilin është bazuar dhe vendimi i Bashkisë për ta shembur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb