Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë është tejmbushur me protestues, ku për nga pjesëmarrja nuk ka të krahasuar me tubimet e mëparshme. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Shqiptarët e diasporës, të cilët sot janë të shumtë në numër, kanë shpalosur një banderolë gjigante në shesh ku shkruajnë: “Ne jemi ata që sakrifikuam çdo gjë për familjet që të mbijetojnë, ju i harruat, duke i kujtuar kështu qeverisë se familjet shqiptare mvahen kryesisht me remitanca”.
