Vrulli kilometrik i protestuesve përshkoi Tiranën pa u ndalur për disa orë me radhë. Qytetarët mbërritën në sheshin Skënderbej, duke i dhënë fund tubimit historik në ditën e 14-të, me pjesëmarrjen edhe të diasporës. Protesta e kësaj të shtune ishtë më historikja e regjistruar që prej nisjes së lëvizjes në shesh për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ata marshuan nga Kryeministria përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, te Bashkia e Tiranës, Parlamenti, Unaza e Vogël, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Brryli, Rruga e Dibrës dhe Selvija.

Qindra mijëra qytetarë përshkuan disa kilometra në këmbë, duke mbërritur më pas në sheshin qendror të kryeqytetit.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë paralajmëruar se do nuk do të heqin dorë deri në realizimin e këtij objektivi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb