Liverpool vijon të mbajë gjallë shpresat për titull, teksa edhe sot fitoi. Të Kuqtë mposhtën 1-0 Burnley në transfertë, duke ngushtuar me 9 pikë diferencën me kreun dhe duke pasur edhe një një ndeshje më pak.

Golin e fitores e shënoi braziliani Fabinho në minutën e 40-të, icily është bërë gjithnjë e më vendimtar në ndeshjet e fundit, sidomos pas mungesës së Salah dhe Mane, që morën pjesë në Kupën e Afrikës.

Ndërsa Tottenham, pasi humbi në shtëpi me Southampton të Brojës, edhe sot pësoi disfatë, po në shtëpi. Spurs u mposhtën 0-2 nga Wolves dhe tashmë gjithçka bëhet e vështirë për të besuarit e Contes për një vend në Evropë sezonin e ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb