Duke folur në konferencë për shtyp, Jurgen Klop është fokusuar në përballjen kundër Kristal Palasit. Një fitore nuk do t’u mjaftojë të kuqve për të siguruar titullin sepse duhet pritur dhe e enjtja, kur Siti të luajë kundër Celsit. Por sfida e radhës për ta do të jetë pikërisht kundër skuadrës së Guardiolës, që do të luhet në fushë asnjëanëse për shkak të rendit publik.

“Sinqerisht do të preferoja që të luhej në Mançester, përndryshe do të ishte shumë e vështirë në nivel organizativ duke qenë se të të dyja skuadrat duhet të gjejnjë zgjidhje dhe hotel. Përtej kësaj, do të luajmë kudo që të na çojnë. Do të preferoja të Mançester, por po presim të na njoftojnë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb