Deputetja e përjashtuar nga Partia Socialiste Elisa Spiropali, ka komentuar edhe çështjen e Belinda Ballukut dhe votimin për imunitetin e saj në parlament.
Spiropali tha se nuk ka ndonjë problematikë personale me Ballukun, por se ka qenë kundër që një përfaqësues i qeverisë të mbrohet nga drejtësia me imunitet.
Sipas saj, ky lloj modeli duhet që të marrë fund njëherë e mirë, nëse duam një Shqipëri europiane. Deklaroi se Balluku është gjithashtu ‘viktimë e sistemit’.
Elisa Spiropali: Europa është standard, është liri e kurajo për të ndryshuar situatën tënde. Njerëzit ndihen të përjashtuar nga vendimmarrja. Duhen institucione. Unë nuk votova bashkë me grupin. Shoh lloj-lloj telenovelash me një person të caktuar, por nuk mbështes modelin që u ndoq. Isha kundër që të votohej pro imunitetit. Na duhet një vend, që të ketë drejtësi.
Ky model nuk ka lidhje me emrat se shoh që në media lidhen. Në këtë model vihen përballë njëri-tjetrit njerëz. Ky pushtet vazhdon të qëndrojë në këmbë. Unë kam keqardhje për personin që më vini përballë. Ju mendoni se unë e mendoj xhelat, por e mendoj viktimë. Që nuk pyet për integritet, nuk ka kufijë për mënyrën se si e ushtron legjitimitetin. Punët publike kanë ngelur rrugëve.
