Ketë verë stafi promotor i “Birra Korça ka vizituar qytetet e Shqipërisë për të promovuar lojën promocionale “Fito dhe Gëzohu me Birra Korça”.

Pushuesit shqiptarë dhe të huaj, përveç se janë freskuar me shijen cilësore dhe tradicionale të “Birra Korça” kanë fituar në çast dhurata të lojës promocionale të “Birra Korça”.

Mbi 30 mijë dhurata kanë qenë pjesë e lojës promocionale për tu fituar nga konsumatorët përgjatë muajve Qershor -Shtator.

Duke gjetur fjalën fituese poshtë tapës së shishes ose kanoçes, qytetarët janë bërë fitues të çmimeve.

Fituesit janë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ata kanë mbërritur në ambientet e fabrikës së “Birra Korça” për të marrë në dorëzim dhuratat e fituara si Smart TV, Lap Top, Ipad dhe Wekend në Prestige Resort.

Loja promocionale ka sjellë gëzim dhe hare në tavolinat mes miqsh dhe familjarësh për të dëshmuar edhe njëherë se “Birra Korça” është më shumë se kurrë pranë konsumatorëve. Si birra më e mirë shqiptare do të vazhdojë të sjellë promocione, evente dhe risi përgjatë gjithë vitit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb