Kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar tregoi gjatë një interviste të dhënë në rubrikën “Opinion” në “News 24”, se Shqipëria do të përfaqësohet në Lojërat Dimërore Olimpike nga një 18-vjeçar, i quajtur Denis Xhepa.

I riu do të përfaqësohet në disiplinën e skisë dhe është një djalosh me të ardhme të madhe. Sipas Yllit, ai është stërvitur në alpet shqiptare. Ndër të tjera, kreu i KOKSH premtoi se në Shqipëri do të ndërtohet një pistë skish, aq të kërkuar nga sportistët dhe qytetarët.

Çfarë mund të thoni për Lojërat Olimpike Dimërore?

Fidel Ylli: Shqipëria përfaqësohet me një sportist, por ishte e mundur të përfaqësohej me një vajzë e një femër. Vajza në fjalë bëri një aksident gjatë një stërvitje në Itali. Ishte sportiste potenciale dhe ishte e sigurt që do të ikte me pikët e saj në Olimpiadë. Skitë kanë atë tabelën se kush është më i miri dhe në fund, para se të mbylleshin pikët kualifikuese doli që Denis Xhepa ishte më i miri dhe ai do të përfaqësojë Shqipërinë. Ai ka lindur në alpet e Italisë dhe është shumë i talentuar. Ka shumë kurajo, duket si sportist i një niveli botëror.

A do të tentojmë medalje?

Fidel Ylli: Ky aktivitet është i rëndësishëm që ai të marri pjesë. Të vrasë frikën e madhe dhe mendoj që në garat e ardhshme ne do të kemi një ekip të konsuliduar. Nëse deri dje kemi pasur vetëm një sportist që përfaqësonte Shqipërinë, Shqipëria tani ka bërë një ekip me disa sportistë që janë rritur në Itali. Elvisi i është lutur Federatës Italiane të Skisë për të na lejuar talentet tona të na bashkohet. Ai është stërvitur në alpet e Italisë. Futbolli është sporti më popullor. Ka sporte si Zvicra, që i kanë sporte prioritare. Ne jemi një vend malor dhe më vjen keq që Shqipëria s’ka një pistë skish. Në kampionatin që Shqipëria organizoi në Itali, pata një bisedë me Kryetarin e Organizatës Botërore të Skive dhe e ftova në një takim me kryeministrin. Janë shumë miq tanë që shkojnë jashtë për të bërë ski. Ne e meritojmë si vend, kemi shumë male dhe ka shumë të rinj që duan të bëjnë ski, por mungon infrastruktura. Ne mendojmë që shumë shpejt do e bëjmë Shqipërinë me një ski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb