Një nga emrat më të njohur në futbollin gjerman, Toni Kroos, ka dhënë një vlerësim shumë pozitiv për Brajan Grudën, talentin me origjinë shqiptare, i cili po spikat me cilësitë e tij te panzerat.
Ish-mesfushori i Real Madridit ka kujtuar se e kishte vënë re Grudën që tek Mainz, duke u shprehur i impresionuar nga aftësitë dhe profili i tij si futbollist.
“Me lojtarë si Treu, Scherhant dhe Gruda mund të imagjinosh diçka interesante. Grudën e kisha vënë re që më herët, që në kohën kur luante te Mainzi. Mund të imagjinohet diçka pozitive.
“Edhe atëherë më dukej një futbollist i shkëlqyer, megjithëse nuk e di për çfarë arsyeje po e ndiqja atë ndeshje. Është një tipologji shumë interesante lojtari, duke parë cilësitë që zotëron”.
