Kryetari i deritanishëm i bashkisë së Mirëditës, Ndrec Dedaj ka pranuar humbjen.

Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se ka qenë i nderuar tu shërbejë qytetarëve, ndërkohë që ka uruar kryetarin e ri.

Ai u shpreh se respekton votën e qytetarëve, ndërsa shtoi se sovrani nuk gjykohet për zgjedhjet e tij.

Postimi i plotë:
Të dashur bashkëqytetarë, sëbashku me ju po përmbyllim një rrugëtim 8 vjeçar në krye të punëve të Bashkisë Mirditë. Ju shpreh mirënjohje pa kufij që më dhatë mundësinë të përmbushja një ëndërr, që gjithë dashurinë që kam patur dhe kam për Mirditën dhe ju, ta përkthej nëpërmjet punës me gjithë fuqinë e mendjes dhe të zemrës, në të mira publike, sociale e shpirtërore, tashmë të prekshme dhe të pranuara nga të gjithë. Garova dhe për një rrugëtim tjetër 4 vjeçar pasi kisha projekte e punë të tjera për të kryer, por ju e besuat votën tuaj për kundërshtarin tim në këto zgjedhje Albert Melyshin.
I uroj Albertit suksese në detyrën e lartë të Kryetarit Bashkisë dhe bëftë më të mirën për Mirditën dhe ju të dashur qytetarët e mijë.
Sovrani nuk gjykohet.
I juaji Ndrec Dedaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb