LONDER-Një person i armatosur me një pistoletë ka vënë në alarm sot në mesditë policinë londineze. Ai u kap pas disa minutash ndjekje, ndërsa nuk pati të lënduar nga ky episod. Oficerë policie janë parë këtë mëngjes të vihen në ndjekjen e një personi të armatosur në zonën e Wimbledon, në Londër.
Banorët u këshilluan të qëndrojnë brenda banesës, ndërsa u boshatisen rrugët.

Një zëdhënës policie shprehet se, policia është vënë në ndjekje të një personi që besohet se është i armatosur dhe ndodhet në zonën e Wimbledon, shkruan ‘Daily Star’.

“Shoh 9 policë të armatosur me helmeta. Ata sugjerojmë të fshihemi dhe të ruhemi. Kjo nuk ndodh zakonisht në stinën e verës në Wimbledon”, thotë Peter Walker, një prej banorëve të zonës.

Mediat më pas raportuan se, personi i armatosur me një pistoletë u arrestua në një tram.

Ngjarjet e fundit në qytete europiane ku kamikazë kanë shpërthyer veten me eksploziv me qëllim vrasjen e shumë qytetarëve kanë vënë në alarm policitë përkatëse. Londra më shumë se njëherë është gjendur në situata gatishmërie për cdo rrezik të mundshëm.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: