Mbi 100 zjarrfikës janë thirrur për të fikur një zjarr të madh në afërsi të “02 Arena” në Greenwich, Londër, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Tymi që ka mbuluar zonën mund të jetë duke ndotur të gjithë qytetin ndërkohë shërbimet e emergjencës i janë drejtuar vendit të ngjarjes në Tunnel Avenue, Greenwich.

Zjarrfikësit nga e gjithë lindja e Londrës janë angazhuar, ndërkohë që rrugët përreth janë mbyllur dhe shoferët janë paralajmëruar për tymin që po mbush rrugët. Millenium Way dhe Brrod Street janë mbyllur nga shërbimet e emergjencës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: