TIRANE

Deputeti i LSI Nasip Naço në një deklaratë për mediat ka kërkuar zhbllokimin e buxhetit të bashkisë Skrapar. Naço, teksa iu drejtua Ramës tha se përgjegjësia politike do bjerë mbi të dhe se nuk do arrijë dot të marrë vota nga ata, në mënyrë të paligjshme.

“Kërkojmë zhbllokimin e buxhetit të bashkisë Skrapar. Zoti kryeministër nëse nuk e bëni zhbllokimin për buxhetin, atëherë jeni ju urdhëruesi për këtë veprim kriminal. Përgjegjësia do bjerë ndaj ju.

Nuk arrini dot të bëni presion mbi banorët e Skraparit për t’i marrë votën në mënyrë të paligjshme.  Nuk do ju japin votën me presion, siç keni bërë herë të tjera”, u shpreh ai.

Kujtojmë që dhjetorin e vitit të kaluar Këshilltarët e Partisë Socialiste në bashkinë e Skraparit nuk miratuan projekt buxhetin për vitin e ardhshëm. Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa socialistët rrëzuan me buxhetin me pretendimin se numri i punonjësve të bashkisë është i lartë.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: