Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu i përgjigjet kryeministrit Rama që bëri sot diversion duke u shprehur se ai dhe Basha kishin qëllim të dy ta çonin LSI për skrap.
Sipas Spahiut, diversionet nuk do ta zgjasin mandatin politik të Ramës.

Ai shtoi se pavarësisht sa thuhet, opozita është më e bashkuar se kurrë!

STATUSI I PLOTE
Diversionet nuk do ta zgjasin mandatin politik, opozita është më e bashkuar se kurrë!

Sot koka e Rilindjes u përpoq të bëjë diversion brenda opozitës dhe të heqë vëmendjen nga dështimet e tij duke u marrë me LSI.

E dimë që energjia, vizioni dhe angazhimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk të lënë të bësh gjumin e qetë.
Por, mos ja qaj hallin opozitës duke treguar barcoleta të vjetëruara me skrap, timon e tepsi.

Nuk është faji i LSI dhe as i opozitës së bashkuar, që pas 8 vitesh si KM nuk ke asnjë punë konkrete që mund t’ja paraqesësh shqiptarëve.
Dhe duke qenë se nuk ke bilanc pozitiv, vazhdon tregon përralla më orë të tëra në TV duke analizuar çështjet e opozitës.

Më 25 prill do ta mësosh vendosmërinë e popullit dhe do ta dëgjosh zërin e shqiptarëve, të cilët do të flasin me votë!
Do t’i japim fund shtetit karagjoz, duke i rikthyer pushtetin qytetarit. Për më shumë punësim, mirëqënie dhe alternativa zhvillimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: