Kryetari i LSI-së në Tiranë Përparim Spahiu, me anë të një deklarate për mediat, ka folur për gjobën prej 110 milionë euro, që Shqipëria i ka biznesmenit italian Becchettit.

Spahiu thekson se kjo shumë marramendëse është gjobë ndaj  popullit shqiptar dhe fatura duhet t’i shkojë Ramës në Surrel.

Postimi i Përparim Spahiu:

Fatura 110 milionë euro që do detyrohemi të paguajmë ndaj një biznesmeni italian për kapriçon personale të kryeministrit, është në fakt një gjobë për popullin shqiptar.

Gjoba për taksapaguesit vjen nga arbitrazhi ndërkombëtar, sepse është kryer një shkelje. Dhe shkeljen nuk e ka kryer populli, por vetëm një njeri. Edi Rama.

Fatura e pagesës duhet t’i shkojë atij në Surrel. Ai duhet të përgjigjet penalisht për abuzimin skandaloz me detyrën.

Deri atëherë, ai do të paguajë faturën politike.

Më 25 prill, votojmë për të rrëzuar qeverinë e hajdutëve dhe zhvatësve politikë. Votojmë ndryshimin e madh.

Më poshtë, mund të ndiqni ballafaqimin tim me “rilindasit e rinj” në vitin 2017, sapo nga gjykatat ndërkombëtare nisën të vijnë lajmet për gjobat që duhet të paguajë populli për faj të keqqeverisjes.

#ShqiperiaShtepiaJuaj ??

#Voto6LSI ?

#VotoPerparimSpahiu5

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb