Kandidati i PD për Fierin Luan Baçi bashkëbisedoi me banorët në Portëz, të cilët kanë shprehur zhgënjim si votues të vjetër të PS. Ata thonë se qeveria u prentoi shumë dhe nuk u dha asgjë, duke u marrë më shumë taksa.

“Ne biznesin e Ndricimit pavarësisht se punon e gjithë familja, në fund të vitit kur bën bilancin nuk është atje ku duhej të ishte. Kërkon ta ndryshojë sepse pavarësisht premtimeve që bëri ai që i qan zemra për biznesin, e përfshiu biznesin e vogël në tvsh duke e detyruar të shtojë shpenzimet”- tha Luan Baçi

“Jam votues i majtë po s’kam pasur asnjë përkrahje, jam i zhgënjyer, ka të drejtë njeriu të ndryshojë”,- tha njëri prej banorëve, i pasuar edhe nga të tjerët. Njëri prej tyre ishte edhe nënkampioni i botës në kik boks, Albert Mahmutaj.

“Edhe une ndihem i nënlvlerësuar, para 6 muajsh më thanë se do më jepnin një fare shpërblimi, në Japoni zura vendin e dytë në botë, po na thirrën atje na dhanë lëng për fëmijët dhe asgjë. Ndaj vota ime është për PD dhe ju uroj fitore” – tha ai.

Luan Baçi vuri në dukje se me ndryshimin në 25 prill do të bashkohen shumë votues të tjerë të zhgënjyër të PS dhe Fieri do të jetë një nga surprizat e mëdha të zgjedhjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: