TIRANE – Pak ditë më parë Eva Murati e ftuar në emisionin ‘Thumb’ tha Luana nuk është shembulli që do të ndjekë në jetë.

“Vetëm nëse kam një projekt serioz do i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë”,- ka thënë Eva.
Kjo deklaratë e saj erdhi pas pyetjes së gazetarit se nëse do të behej edhe ajo këngëtare si Luana. Eva dha përgjigjen e mësiprme, pa nguruar aspak. Nga ana tjetër Luana ka publikuar në Instagram, një foto në makinë dhe shkruan bashkangjitur saj “Nëse do të garosh me mua, më thua. Unë tashmë kam fituar”. Mos është kjo një kundërpërgjigje për Evën? Gjithsesi për sa kohë nuk ka një emër të shkruar, këto mbeten thjesht dyshime.

Por jo vetëm që deklarata nuk mbeti aty, por e ‘detyron’ Evën të japë edhe një shpjegim tjetër pas lajmeve, komenteve e reagimeve të ditëve të fundit.

“Unë nuk e kam në kulturën time familjare të fyej dikë. Nuk dua që njerëzit të më duan se “ia bëra mirë” dikujt, por nëse nuk e marr për shembull apo model edukimi dhe model profesional dikë, a quhet domosdoshmërish ofendim? Fatmirësisht, për brezin tim censura është vetëm një ëndërr e keqe nga komunizmi, prandaj kam lirinë e të shprehurit mendimin tim! Ne sot kemi të drejtë ta duam këdo që mendojmë se është i favorshëm për ne dhe të kemi model e inspirim kë të duam në botë. Fakti që mund të biesh pre e Fake Neës në 2018-ën është i trishtueshëm. Ju lutem lexuesve shkoni gjithnjë tek burimi i lajmit. 
Ps: Jam e bindur se ky post nuk do të shnderrohet ne titull portalesh meqënëse i dekonspiron ato tituj “me nxitje urrejtjeje”?”- shkruan Eva në Instagram.

Unë nuk e kam në kulturën time familjare të fyej dikë. 
Nuk dua që njerzit të më duan se “ia bera mirë” dikujt por nëse nuk e marr për shëmbull apo model edukimi dhe model profesional dikë, a quhet domosdoshmërisht ofendim? Famtirsisht për brezin tim censura është vetëm një endërr e keqe nga komunizmi, prandaj kam lirinë e të shprehurit mendimin tim!!! Ne sot kemi të drejtë ta duam këdo që mendojmë se është i favorshëm për ne dhe të kemi model e inspirim kë të duam në botë.
Fakti që mund te biesh pre e Fake News në 2018 është i trishtueshëm. Ju lutem lexuesve shkoni gjithnjë tek burimi i lajmit! 
Ps: Jam e bindur se ky post nuk do të shnderrohet ne titull portalesh meqënëse i dekonspiron ato tituj “me nxitje urrejtjeje”?

A post shared by Eva Murati ? (@evamurati) on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: