TIRANË

6 studentë të Universitetit ‘Luarasi’ pasi kanë fituar konkursin kombëtar të “Moot Court Albania” do të udhëtojnë drejt Nishit të Serbisë për të marrë pjesë në konkursin rajonal “Moot Court” me përfaqësues të 7 shteteve dhe 9 skuadrave.

“Sigurisht që ata vijnë sot me një peshë shumë më të rëndë sesa fillimi kur e nisën këtë rrugëtim sepse të mbash mbi shpatulla emrin e kampionit në rang kombëtar nuk është e lehtë dhe ndaj krenaria është e shumëfishtë në këtë rast sepse do shkojnë në rajon të na përfaqësojë jo thjesht si Luaras që pa diskutim është vlerë e shtuar për ne por mban mbi peshë emrin e të përfaqësuarit të Shqipërisë”, tha prof.. Rezana Konomi.

“Kam qenë pranë jush në çdo debat që ju keni bërë gjatë përgatitjeve tuaja. Kam qenë në kontakt me prof. Admirin për të parë ku jemi dhe ku do të shkojmë dhe krenaria personale dhe institucionit është shumë e madhe. Ju si Drejtësi gjithmonë të surprizoni”, tha Ani Dasho.

Nën gjykimin e një jurie me profesionistë të fushës së drejtësisë, zv. dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin Luarasi thotë se studentët paraqitën argumentet e tyre me shumë profesionalizëm dhe etikë.

“Në këndvështrimin e trajtimit të rastit unë e konsideroj rastin të vështirë. Një nga rastet me nivelin mbi mesatar të trajtimit juridik të parashtresave shtuar këtu edhe faktin që këndvështrimet e pretendimeve të kontestimeve qoftë në rolin e aplikuesit qoftë në rolin e qëndrimit zyrtar të shtetit do bëhen në raport me shkeljet e konventës dhe të një sërë aktesh të tjera të karakterit ndërkombëtar ku shtete aderojnë dhe e kanë ratifikuar atë. Pretendojmë te shkojmë aty për të përfaqësuar denjësisht shtetin dhe universitetin nga vijmë”, tha Dr.Admir Belishta, zv.dekan fakultetit Juridik “Luarasi”.

Universiteti “Luarasi” ka fituar edhe konkurse të tjera kombëtare.

“Në të gjitha vitet e fundit në konkurset kombëtare Luarasi ka qenë në finale ose gjysmë finale dhe këtë vit e fitoi këtë garë kaq të rëndësishme kështu që juve afirmuat dhe njëherë edhe këtë vit që fakulteti i drejtësisë është më i miri në Shqipëri”, tha Dael Dervishi, administrator i Universitetit “Luarasi”.

Gjykata e gjyqit është një proces gjyqësor i simuluar ku studentëve u jepet një rast hipotetik që përmban fakte fiktive mbi një mosmarrëveshje dhe kërkohet të zgjidhin problemin duke zbatuar dispozitat ligjore të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare. Në procese, studentët mund të luajnë role të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb