Universiteti “Luarasi” nisi vitin e ri akademik. Emocionet më së shumti i përjetuan studentët e vitit të pare të cilët u dhanë jetë e gjallëri auditorëve.

Ashtu siç është tradita, stafi pedagogjik mirëpriti e studentët e rinj në ditën e parë të rrugëtimit të tyre akademik duke i familjarizuar me atë çka i pret.

Rektori i “Luarasit” tha se studentët e rinj janë dallëndyshet e para që përkojnë më kremtimin e 20-vjetorit të themelimit të universitetit

Për profesor Et’hem Ruken, studentët janë partnerët e suksesit dhe zgjedhja që kanë bërë do i çojë një hap më pranë ëndrrave dhe pasi kanë projektuar një të ardhme të sigurt.

Më pas dekanët e katër fakulteteve u dhanë studentëve të rinj gjithë informacionin e duhur por nuk munguan këshillat dhe motivimi.

Por deri në datën 11 tetor, ka një shans të fundit për ata maturantë që duan të regjistrohen në tre degët e fakultetit e shkencave mjekësore tek “Luarasi” dhe kanë aplikuar në U-Albania pasi aplikimet janë hapur në raundin e tretë.

Universiteti “Luarasi” nuk ofron vetëm auditore ku mësohet, por një eksperiencë unike me profil europian që finalizohet me një diploma të vyer në tregun e punës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb