Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me projektin e Aeroportit të Vlorës, duke e krahasuar atë me aferën e inceneratorit të Tiranës.
Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh se kontrata për Aeroporti i Vlorës është firmosur në mënyrë të parregullt, pasi sipas tij, është nënshkruar në një kohë kur sipërmarrja nuk ekzistonte ende ligjërisht.
Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ish zëvendëskryeministren Belinda Balluku se kanë firmosur një marrëveshje që, sipas tij, synon të përfitojë në mënyrë korruptive rreth 130 milionë euro nga taksat e qytetarëve.
Sipas Berishës, skema parashikon që koncesionarit t’i paguhen rreth 10 milionë euro në vit për një periudhë 13-vjeçare, për të kompensuar mungesën e pasagjerëve, duke e cilësuar këtë si një barrë të rëndë për buxhetin e shtetit.
Sali Berisha: Aeroporti i Vlorës identik me djegësin e Tiranës. U firmos kontrata pa ekzistuar sipërmarrja, u firmos në prill, sipërmarrja u krijua në maj. Kjo u bë me firmë të Ramës dhe Ballukut.
130 mln të vjedhura në djegësin e Tiranës, 130 mln janë paratë e vjedhura me aeroportin e Vlorës. Koncesionarit do i paguhet çdo vit nga taksat e shqiptarëve, 10 mln euro për 13 vite rresht, për biletat e munguara. Firmosin 10 mln eruo në vit.
Rama, Balluku, Balla duan të marrin 130 mln euro për të cilat kanë firmosur në mënyrën më korruptive. Këta bëjnë më keq se Enver Hoxha që thoshte do ta bëj Aleksandri. Këta vjedhin 100 fish më shumë se Hoxha. Vjedhjet e bëra nga Byroja politike nuk bëhen as sa gjysma e vjedhjeve të Lubi Ballukut”, tha ai.
