Departamenti Amerikan i Shtetit pretendon se forcat ruse kanë rrethuar shumicën e qyteteve në Ukrainë. Më tej, ata shtojnë se janë shënuar shumë dëme të madha, sidomos në infrastrukturë.
Deklarata është dhënë nga zëdhënësi, Ned Price i cili nuk specifikoi se cilat qytete ukrainase janë të rrethuara. Price akuzoi qeverinë ruse për sulmet e bëra.
Ai shtoi se sulmet ruse në qytetet e Ukrainës i kanë lënë banorët pa ujë, energji elektrike, ushqime dhe ilaçe. Shumë njerëz, shtoi Price, nuk kanë mundur të shpëtojnë si rezultat i “bombardimeve të pamëshirshme”.
Në një përditësim të veçantë të enjten, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia po angazhon “një numër të shtuar” forcash për të rrethuar qytetet ukrainase.
“Kjo do të zvogëlojë numrin e forcave të disponueshme për të vazhduar përparimin e tyre
dhe do të ngadalësojë më tej përparimin rus,” tha Ministria e Mbrojtjes.
(BalkanWeb)