Diplomati i karrierës Agim Nesho, i ftuar në emisionin Open në News 24 foli për “luftën” që presidenti amerikan Donald Trump i ka shpallur USAID-it.
Nesho theksoi se presidenti amerikan mendon që të fuqizojë ekonominë amerikane. Ai shtoi se Trump mendon se stabiliteti në botë arrihet përmes fuqisë ekonomike.
Agim Nesho: Trump mendon si të fuqizojë ekonominë amerikane. Donald Trump mendon se stabilitetin në botë e arrin përmes ekonomisë. Organizata e USAID është akuzuar nga Trump se mbështet ideologjinë e majtë.
Si projekt presidenti Trump ka “imperializmin”, atë që bëri Roosvelt, president që shtriu influencën amerikane në botë.
(Balkanweb)