Ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe protestat e zhvilluara kundër qeverisë, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama ndodhet, sipas tij, në fundin e qeverisjes. Nesho e cilësoi qeverinë si një “regjim të korruptuar” dhe tha se Shqipëria po shkon drejt një situate ku, sipas tij, vendi po “shitet”.

Ish-ambasadori paralajmëroi në “Programin e drekës” në News24 me Ola Brukon gjithashtu zhvillime të reja gjatë muajit shtator, duke pretenduar se kryeministri do të përballet me reagime dhe presion nga komuniteti ndërkombëtar.

Sipas Neshos, perceptimi ndërkombëtar për Ramën ka ndryshuar, ndërsa ai e akuzoi kryeministrin se ka drejtuar vendin në mënyrë, siç u shpreh, “skandaloze”. Në fund, ai u ndal te besimi i qytetarëve ndaj qeverisë, duke argumentuar se kjo marrëdhënie është dëmtuar rëndë. “Ramen e mëshiroj, ka marrë fund. Jo vetëm është një regjim i korruptuar. Një regjim që ka çuar Shqipërinë në shitje, po e shet. Ai është në fundin e tij. Shtatori do të ketë reagime. Do të ketë informacione të reja, do të ketë goditje ndaj Ramës nga komuniteti ndërkombëtar. Komuniteti ndërkombëtar e shikonte Ramën si klientelist, ky bënte xhentëlmenin, pasi kërkonte që t’i kundër paguheshin për të mbajtur pushtetin, Ai ka drejtuar Shqipërinë në mënyrë skandaloze, por kapi fundin. Çështja e besimit është thyer. Rama po përsërit vetëveten.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: