Gjergj Bojaxhi, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi “luftën” e presidentit amerikan ndaj organizatës së USAID-it.
Bojaxhi u shpreh se e gjitha i duket estradë. Ai u shpreh se organizata e USAID nuk mbyllet dot pa miratimin e Kongresit Amerikan.
Gjergj Bojaxhi: Më duket më shumë estradë. Unë mendoj që Amerika dhe çdo vend tjetër, mund të thotë se nuk dua të jap asistencë ekonomike. Mund të jetë një shok momental, por do ketë stabilitet në kohë afatgjatë. Trump nuk e mbyll dot USAID, po nuk shkoi çështja në Kongresin Amerikan që të ndryshohet me ligj kjo gjë.
Për momentin është shumë zhurmë, patjetër mungesa e pagesave do ketë efekt sepse dhe një javë të ndërpresësh ndihmën ndikon. Por, për momentin duket show.
(Balkanweb)