Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novović.

Lajmin e bëri të ditur SPAK përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në fokus të bisedimeve ishte tema e bashkëpunimit mes dy vendeve veçanërisht për kapjen e personave që merren me trafik droge.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të dy vendet”, thuhet në postim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb