Rusia ka vijuar sulmet e saj në Ukrainë.

Mëngjesin e sotëm një pallat në Zaporizhia u godit, ku si pasojë humbi jetën një person dhe u plagosën 25 të tjerë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka dënuar sulmin, duke shkruar në Twitter se ‘ky është terror ndaj popullatës civile’.

“Më besoni, nuk do të na mungojë forca dhe zemërimi për të bërë gjithçka që kushdo që lëshon raketa, që ngarkon armët dhe jep urdhër, të ndëshkohet”, ka shkruar Poroshenko në Twitter.

Rusia ka nisur ofensivën e saj ndaj Ukrainës që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb