Rusia nuk po heq dorë nga Soledari, qyteti i pasur me miniera kripe në Ukrainën lindore.

Rëndësia e Soledar në aspektin ushtarak është minimale. Megjithatë, kapja e tij do të lejonte forcat ruse, dhe veçanërisht grupin mercenar Wagner, të kthenin fokusin e tyre nga Bakhmut, i cili ka qenë një objektiv që nga vera.

Marrja e Soledar do të përfaqësonte gjithashtu një fitore simbolike për njeriun që drejton Wagner – oligarkun Yevgeny Prigozhin.

Çfarë po ndodh në Soledar?

Ka raporte kontradiktore nga palët ruse dhe ukrainase për suksesin e avancimit të Rusisë në qytet.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë thënë për CNN se “trupat ruse nuk kontrollojnë Soledar”. Zëdhënësi i Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës ka deklaruar se “betejat po vazhdojnë atje dhe se Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe forcat e tjera të mbrojtjes po rigrupohen.”

Ku ndodhet dhe çfarë fitimi ka Soledar për Rusinë?

Është vetëm disa milje në verilindje të qytetit më të madh të Bakhmutit, i cili është bërë ndoshta pjesa më e kontestuar dhe kinetike e vijës së frontit 1300 kilometra në Ukrainë dhe skena e disa prej luftimeve më të ashpra të luftës.

Zona përreth Soledar përfshin miniera të mëdha kripe, të cilat i përkasin ndërmarrjes shtetërore, prodhuesi më i madh i kripës në Evropë, i cili ndaloi prodhimin menjëherë pas pushtimit të Rusisë shkurtin e kaluar. Sipas Rrugës Evropiane të Trashëgimisë Industriale, zona përreth qytetit ka “rezerva të mëdha kripe shumë të pastër që janë shfrytëzuar në shkallë industriale vetëm që nga viti 1881”.

Disa kanë spekuluar se rusët dhe udhëheqësi i Wagner-it, Prigozhin e kanë parë Soledar-in për burimet e tij të mëdha të gipsit. Prigozhin ka përdorur Wagner në Afrikë dhe Siri si një forcë mercenare për të shfrytëzuar aksesin në burime, duke përfshirë diamante dhe naftë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb