Franca njoftoi për dorëzimin e avionëve të parë luftarakë në Ukrainë për të ndihmuar kështu Kievin për mbrojtjen e hapësirës së vet ajrore nga bombardimet.
Ministri i Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu lajmëroi në rrjetin social ‘X’ se avionët luftarak kanë mbërritur në Ukrainë, por pa specifikuar se sa avionë gjithsej.
“Më 6 qershor 2024, Emmanuel Macron njoftoi dorëzimin e Mirage 2000 franceze në Ukrainë”, – tha Ministri i Mbrojtjes në platformën ‘X’.
Ministri i Mbrojtjes së Francës tha se këta avionë do të ndihmojnë për të mbrojtur qiellin në Ukrainë. Po ashtu nuk dihet as vendndodhja e saktë që do të kenë këta avion luftarakë.
Ukraina ka kërkuar prej kohësh avionët ushtarakë modernë, veçanërisht avionët F-16 dhe Mirage.
Bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë janë rritur me rihyrjen e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku për këtë arsye vjen dorëzimi i avionëve luftarakë.
Ukraina ka kërkuar prej kohësh avionët ushtarakë modernë, veçanërisht avionët F-16 dhe Mirage.