Pamjet e publikuara ditën e djeshme me pallatin në zonën e Farmacisë 10 të përpirë nga flakët, ishin apokaliptike.

E gjithë fasada ishte e përfshirë nga flakët ndërkohë që 30 apartamente janë shkrumbuar totalisht si pasojë e asaj që ndodhi dje.

News24 dhe BalkanWeb kanë siguruar kontratën e nënëshkruar mes kompanisë “ARLIS-NDERTIM” shpk dhe “Rockn Works”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në kontratë specifikohet se punimet e fasadës janë kryer nga “ARLIS NDËRTIM”, që mesa duket nuk ka respektuar kushtet e paracaktuara.

Kjo pasi në pikën 5.22 të kontratës specifikohet se materiali i panelit që do të përdoret për fasadën do të ishte anti-zjarr.

“Rockn Works” jepte 25 vite garanci për cilësinë e bojës së panelit.

Ndërkohë ditën e sotme kompania “Arlis Ndërtim” ka reaguar përmes një deklarate duke shprehur solidaritet me banorët e prekur dhe duke garantuar rikthimin e plotë të objektit në gjendjen fillestare.

Në deklaratë, kompania thekson se objekti është ndërtuar në përputhje të plotë me lejen e ndërtimit dhe standardet ligjore në fuqi, pa asnjë shtesë të paautorizuar, ndërsa punimet janë kontrolluar dhe certifikuar nga organet kompetente.

Gjithashtu, bëhet me dije se për objektin janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore që prej vitit 2021, përfshirë kolaudimin dhe dorëzimin e rregullt tek banorët.
Në përfundim, “Arlis Ndërtim” siguron se do të ndjekë me prioritet çdo hap për rikthimin sa më të shpejtë të kushteve normale të jetesës për banorët e dëmtuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb