Ushtria e Ukrainës duket se ndodhet në një situatë të vështirë, pasi forcat ruse janë grumbulluar pranë qytetit të vijës së parë të Solentarit, ku luftimet vijojnë të jenë të ashpra.

Zëvendësministri i Mbrojtjes ka thënë se mbajtja në kontroll e Solentar dhe Bakhmut rreth 14 km larg njëra-tjetrës, shihet si jetike për mbrojtjen e linjave për qytetet Sloviansk dhe Kramatorsk, qytete në Ukrainën lindore që mbeten nën kontrollin e Kievit.

Marrja e tyre do të ishte e barabartë me pushtimin e të gjithë Donbasit, një synim i vendosur nga Rusia kur filloi lufta, janë shprehur autoritetet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb