Presidenti rus Vladimir Putin, nuk ndryshon qëndrim lidhur me sulmet në Ukrainë duke i quajtur ato një operacion special.

Putin është takuar me kolegë të tij lidhur me situatën ekonomike, ndërsa është shprehur se që në fillim të ndërhyrjes në Donbas, autoriteteve të Kievit u është bërë thirrje të përfshihen dhe të tërhiqnin trupat e tyre, gjë të cilën thekson ai nuk e kanë bërë…

Ndërkohë referuar luftës në Ukrainë, ai është shprehur: “Operacioni po shkon mirë, Prania e trupave tanë pranë Kievit nuk do të thotë se ne duam të pushtojmë Ukrainën”, ka thënë më tej Putin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb