SHBA ka paralajmëruar Turqinë për eksportimin në Rusi të kimikateve, mikroçipeve dhe produkteve të tjera që mund të përdoren nga Moska në luftën në Ukrainë.

Brian Nelson, zyrtari më i lartë i sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA, vizitoi zyrtarët e qeverisë dhe sektorit privat në Turqi duke kërkuar më shumë bashkëpunim në frenimin e fluksit të mallrave të tilla.

Në takimet e tij në Ankara dhe Stamboll, Nelson dhe një delegacion amerikan ngritën shqetësime për dhjetëra milionë dollarë në eksportet turke në Rusi, njoftoi zyrtari, i cili foli për bisedimet në kushte anonimiteti.

“Nuk është për t’u habitur … që Rusia po kërkon në mënyrë aktive të përdorë lidhjet e saj ekonomike historike me Turqinë,”- tha zyrtari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: